“Kendi i gatimit” nga znj.Katerina

Përbërësit

1 lakër të bardhë
1.5 filxhan çaji oriz
2-3 domate në rende
1 qepë të thatë
2-3 qepë të njoma
1 karrotë
1-2 thelpinj hudhër
3-4 lgj vaj ulliri
100 gr djathë kaçkavall
Koper, majdanoz, nenexhik
Kripë, piper

Përgatitja

Largojmë pjesën e fundit të lakrës dhe e vendosim lakrën për 5 minuta në ujë të përvluar. E lemë të ftohet pak dhe hapim fletët e lakrës një e nga një.

Lajmë orizin dhe e hedhim në një enë ku shtojmë domatet e grira në rende, qepët e njoma të grira imët, karrotën të grirë në rende, hudhrat gjithashtu në rende, nenexhik, koper, majdanoz të grirë imët. Shtojmë dhe pak ujë, pak vaj ulliri, kripë dhe piper dhe i përziejmë mirë.

Marrim një tavë, e lyejmë me pak vaj dhe shtrojmë gjethet e lakrës duke i spërkatur me pak djathë të grirë në rende. Hedhim më pas masën e përgatitur me oriz, e spërkasim përsëri me pak djathë dhe vendosim përsëri një shtresë me disa fletë lakre. E spërkasim në fund me pak vaj ulliri dhe e mbulojmë fillimisht me letër kuzhine dhe e vendosim në furrë në 200 gradë për 35 minuta. Largojmë letrën e kuzhinës dhe e lemë tavën në furrë dhe për 10-15 minuta të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: