Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

3 fç miell misri
6-7 gota ujë
400-500 gr mish derri në kubikë
1-2 kokrra qepë
2 filxhanë qumësht
2 kokrra vezë
1 lugë miell gruri
1-2 lugë gjalpë
1 gjethe dafine
Kripë, piper

Përgatitja

Mishin e derrit të prerë në kubikë e kauridisim me ½ e sasisë së vajit të ullirit. Më pas shtojmë qepën e grirë imët, hedhim kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Më pas shtojmë ujë të ngrohtë (në masë të përbërësve) dhe 1-2 gjethe dafine. Vendosim kapakun dhe e lemë mishin të ziejë derisa të zbutet dhe të mbetet me pak lëng.

Vendosim ujin në një tenxhere në sobë, shtojmë pjesën tjetër të vajit dhe pak kripë. Sapo uji të fillojë të marrë valë shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë derisa të bëhet një brumë i derdhur.

Lyejmë një tavë me gjalpë dhe shtrojmë brumin e përgatitur me miell misri. E sheshojmë mirë dhe më pas hedhim mishin e kaurdisur me qepët. Rrahim vezët me miellin e grurit dhe qumështin dhe ia hedhim sipër lakrorit. E spërkasim me pak gjalpë dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë për 25-30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb