TIRANE- Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ishte ftuar sot ne “NEWS24″ ne rubrikën ‘Këndi i Ekselencës’ në ‘Vila 24’, ku foli rreth sëmundjes së vështirë që kaloi duke dhëne një mesazh për jetën.

“Kur e përmend atë që ndodhi nuk e përmend për të treguar se ç’më ndodhi mua, pasi u ndodh shumë njerëzve. E përmend për mësimet që duhet të nxjerrin nga këto gjëra. Për t’i thënë ‘O njerëz thirrni mendjes, jeta është shumë e shkurtër. Të japim secili nga një kontribut minimal, dhe do e shohin se do ndiheni mirë. Heroina e familjes është gruaja, pasi është ajo që ndjek gjithçka. Ajo që ndjek gjithë mbarëvajtjen e familjes.”, theksoi ai.

Duke komentuar largimin e Blushit nga PS, Lame u shpreh se partisë i mungon tashmë një nga etalonet matës të punës së maxhorancës. “Çdo largim është gjithmonë një humbje. Unë kam thënë se Blushi ishte një lloj termometri që maste temperaturën e brendshme të partisë së vet. Nga ato zëra që janë jashtë kontrollit, ndonjëherë e teprojnë. Jam unë i pari që e teproj ndonjëherë.”, tha Lame.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: