Çelsi mbetet i katërti, madje e thellon diferencën edhe më shumë me Totenhemin, që tashmë ndjek në kuotën e 40 pikëve, katër më pak sesa blutë. Derbi i Londrës i buzëqeshi kështu Frenk Lampardit, në historinë klasike të nxënësit që mposht mësuesin.

Në fakt të tre golat u shënuan nga blutë, kjo si për të vërtetuar dhe njëherë boshllëkun e madh që kanë “Spursat” në sulm pas dëmtimeve të Kejnit dhe Sonit.

Në minutën e 15-të Oivie Zhiru kalon në epërsi Çelsin, ndërsa pak çaste nga fillimi i pjesës së dytë është Markos Alonso që fut në kasafortë rezultatin. Në minutën e 89-të autogoli i Rudiger nuk arrin që t’i japë shtysën e duhur Totenhemit për të marrë barazimin, duke dalë kështu me humbje nga “Satmford Bridge”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb