Gianluiggi Buffon luajti dje ndeshjen e fundit me Juventusin duke i dhënë fund një aventure 17-vjeçare të mbushur me shumë triumfe, por edhe zhgënjime siç ishte mos arritja e fitimit të “Championsit”.

Gjithsesi për të thuhet se është një nga portierët më mirë që historia e futbollit ka pasur, për shumë edhe më i miri. Në “Allianz Stadium” dje tifozët nuk janë përmbajtur, duke shpërthyer në lot për 40-vjeçarin.

Shumë vëmendje ka tërhequr edhe djali i tij i vogël, i quajtur Luis Tomas. Ai është kapur nga kamerat teksa dukej me sytë e mbushur me lot, një moment që i ka emocionuar të gjithë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb