Eliminimi i tretë radhazi në nga faza e grupeve në Champions League është një rekord negativ për Italinë dhe mbi të gjitha për Inter. Në një grup me ekipe si Shakhtar apo B.Monchengladbach, zikaltërit jo vetëm që nuk kaluan më tej por u renditën në vendin e fundit duke mos u kualifikuar as në Europa League. Ndaj Shakhtar barazimi pa gola duket i pabesueshëm në një kohë kur vetëm Gladbach i shënoi plot dhjetë gola ekipit ukrainas. Sigurisht që ky eliminim nuk është pritur mirë nga Antonio Conte por dhe në këtë rast, trajneri i Inter mundohet të gjej detaje pozitive:

“Nuk na mungoi agresiviteti, skuadra dha gjithçka, e vetmja që e pabesueshme që na mungoi është fakti që në 180 minuta nuk arritëm ti shënojmë asnjë gol Shakhtar. Portieri i tyre ka qenë lojtari më i mirë në të dy ndeshjet. Në këto momente ka vetëm zhgënjim, gjërat e tjera do ti analizojmë në të ftohtë”, u shpreh Conte i cili rrezikon jo pak, e vetmja mënyrë për tu konfirmuar në krye të Inter është titulli kampion në Serie A, gjithnjë nëse do të jetë në stol deri në fund të sezonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb