Përbërësit

1 pako lazanja
50 gr djathë kaçkavall

Për salcën:
1 qepë
1 karotë
200 gr salcë
500 gr mish të grirë
2 thelpinj hudhër
Pak kanellë
Kripë/vaj ulliri/piper i zi/majdanoz

Për beshamelin:
3 lugë vaj ulliri
2 lugë miell orizi
600 ml qumësht
1 vezë
Arrë moskat
Kripë

Përgatitja

Presim qepën dhe karotën në kubikë dhe i kaurdisim në 3 lugë vaj ulliri. Pasi janë zbutur dhe qepa ka marrë ngjyrë të artë, shtojmë hudhrat e grira imët dhe mishin e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen derisa të skuqet mishi dhe më pas shtojmë salcën. I lemë të skuqen pak dhe shtojmë 1/2 gotë me ujë. Shtojmë kripë, piper, kanellë dhe majdanoz dhe i heqim nga zjarri.

Në nje tigan tjetër skuqim miellin e orizit me pak vaj ulliri. Duke e trazuar vazhdimisht, në temperaturë të ulët shtojmë qumështin gradualisht. E ziejmë duke e trazuar derisa masa të trashet dhe në fund shtojme kripë, arrë moskat dhe një të verdhë veze.

Fillojme shtrimin e lazanjes duke hedhur fillimisht beshamel në fund të tavës. Petët e lazanjës i kalojmë në ujë që po zjen një e nga një për pak sekonda para se t’i shtrojmë në tavë. Vendosim një shtresë petë, një shtresë salcë, pak beshamel, përsëri shtresë me petë, salcë, beshamel, shtresë me petë, beshamel. Në fund e spërkasim me djathë të grirë dhe e vendosim të piqet në 200 gradë për afërsisht 50 minuta.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: