3 javë përpara fundit të Serie A, Lazio siguron matematikisht një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se në disa momente realisht besuan tek titulli kampion, Champions League ishte objektivi kryesor dhe real i klubit kryeqytetas. Fitorja me përmbysje përballë Cagliari i dha fund kësaj dileme, Strakosha dhe pjesa tjetër e Lazios do të luajnë në skenën më të rëndësishme në Europë. Në konferencë për shtyp, trajneri Simone Inzaghi feston këtë sukses:

“Më vjen pak keq që dolëm nga gara për titull, pas rikthimit nuk e kisha grupin e plotë. Merkato? Duhet të përmirësohemi dhe të zgjerojmë grupin. Për fat të mirë kam një drejtor sportiv si Tare, i cili e di këtë gjë dhe ka punuar shumë mirë në këto vite. Është normale që ai më kupton dhe bashkëpunon me mua, kam shumë besim tek ai. Immobile? Përveç Ciro kemi edhe Luis Alberto në krye të klasifikimit për asisit. Dëshirojmë që Immobile të shpallet golashënuesi më i mirë në Serie A dhe të fitoj “Këpucën e Artë”. Nuk është e lehtë por do ta provojmë deri në fund”, u shpreh trajneri i Lazios.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: