6,76 sekonda, kaq i mjaftuan Leao për të kaluar Milan në avantazh, nuk është thjeshtë një gol si gjithnjë të tjerët por një gol historik. Ky ishte goli më i shpejtë i realizuar ndonjë herë në Serie A dhe katër kampionet e tjerë të mëdhenj në Europë.

Goli i dha kuqezinjve një ritëm tjetër, tetë minuta më pas Calhanoglu realizoi dhe golin dytë kundër Sassuolo por gjyqtari i takimit, me ndihmën e VAR, anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Ekipi i Piolit ishte i papërmbajtshëm në pjesën e parë dhe në minutën e 26-të Saelemaekers dyfishoj shifrat. Në fund, në minutën e 89-të Berardi ngushtoi shifrat në 1-2 por vetëm kaq. Pas dy barazimeve radhazi, Milan rikthehet tek fitorja duke ruajtur kreun në kuotën e 31 pikëve, një më shumë se Inter.

Në të njëjtat shifra, 2-1, Inter mposhti Spezia. Pas një pjesë të parë të përfunduar me rrjeta të pa prekura, Hakimi kaloi zikaltërit në avantazh. Në minutën e 71-të ishte Lukaku ai i cili nga pika e bardhë e penalltisë dyfishoj shifrat. Në minutën e 94-ët Piccoli sigloi shifrat përfundimtare në 2-1.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb