Leicester City ka surprizuar duke fituar ndaj Manchester Cityt në finalen madhet ë Superkupës së Anglisë, ose siç njihet ndryshe “Community Shield”. City vinte si fituese e titullit, ndërsa Licesteri si fituese e FA Cup.

“Dhelprat” kanë fituar me një rezultat minimal mbrëmjen e sotme, 1-0. Pjesa e parë e ndeshjes ishte me mjaft ritëm, me Leicesterin që ishte më kërkuese dhe kërkoi disa herë rrugën e rrjetës.

Në pjesën e dytë, Pep Guardiola bëri disa ndryshime dhe City mori lojën në dorë duke krijuar më shumë dhe kërkuar golin e fitoren.

Por, në fund ishin vetëm lojtarët e Brendan Rodgers, të cilët arritën të tundin rrjetën dhe ta fitojnë ndeshjen.

Ishte sulmuesi Kelechi Iheanacho (89’), i cili shënoi për rezultatin 1-0 nga penalltia, e cila u shkaktua nga Nathan Ake.

Deri në fund, City u mundua ta barazojë rezultatin, por pa sukses, pasi Leicesteri e mbajti epërsinë dhe fitoi në fund 1-0 për të fituar edhe Superkupën e Anglisë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb