Pas 2 humbjeve në ndeshjet e para, Leipizg është futur fuqishëm në garë për të kaluar grupin F të Champions League.

Ekipi gjerman mundi 3-1 Celtic. Skuadra e Rose e mbylli pjesën e parë në avantazh me Nkunku por sapo filloi e dyta, Jota i skocezëve vendosi ekuilibrat.

Më pas, dopieta e Andre Silva do vendoste përfundimisht fatet e takimit.  Leipzig është e 3-ta me 3 pikë, Celtic e fundit me 1 pikë.

Grupi F

Real Madrid 6 pikë

Shakhtar Donetsk 4 pikë

Leipzig 3 pikë

Celtic 1 pikë

Në grupin E, takimi me Salzburg dhe Dinamo Zagreb përfundoi 1-0 në Austri.

Vendasit do shënonin të parët me Okafor me penallti në minutën e 71-të, por në fund kroatët do i shtangnin të gjithë me Drmic. Gjithsesi, goli do anulohej.


Sa i takon renditjes, Salzburg është e para me 5 pikë, ndërsa Dinamo Zagreb e 3-ta me 3 pikë.

Grupi E

Salzburg 5  pikë

Milan  4 pikë

Dinamo Zagreb 3 pikë

Chelsea 1 pikë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb