“Super League” e Zvicrës ka zhvilluar sot pjesën më të madhe të ndeshjeve të javës së 28 ku të inkuadruar me skuadrat e tyre kanë qenë edhe disa futbollistë shqiptarë.

Bazeli ka fituar minimalisht 1-0 kundër Luganos. Në këtë ndeshje ka luajtur për 90 minuta edhe mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka. Bazeli ka luajtur pjesën me të madhe të takimit me 10 futbollistë, teksa Suchy është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 23-të.

Nga ana tjetër Sioni ka fituar një transfertë të rëndësishme, teksa ka mposhtur në duelin e mbijetesës Lausanen me rezultatin 0-2. Në golin e dytë ka asistuar Lenjani, teksa pas kësaj fitore, Sioni i vendit të fundit afrohet me Lausanen në vetëm 3 pikë diferencë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb