Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar një video ku dallohen disa nxënës që djegin, grisin apo zhgarravisin letrën e urimit që Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës u drejtoi sot.

Këlliçi thotë se nxënësit dhe gjimnazistët e refuzojnë Erion Veliajn me politikën e tij të mashtrimit dhe propagandën e tij.

Më tej ai shton se letra e Veliajt për nxënësit nuk të mbron nga COVID-19, nuk përdoret si maskë dhe nuk sjell ujë në shkolla.

STATUSI NGA BELIND KËLLIÇI

Nxënësit dhe gjimnazistët e Tiranës refuzojnë politikën e mashtrimit dhe propagandën e Erion Veliajt! Letra e tij nuk të mbron nga virusi, nuk përdoret dot si maskë, nuk shton kapacitetet dhe nuk sjell dot ujë nëpër shkolla. #RefuzoPropagandën

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb