Bundesliga ka nisur të premten sfidat e javës së 30-të me përballjen e fituar 1-0 nga Frajburgu i Amir Abrashit me Borusia Mënshengladbahun. Sot në orën 15:30 janë luajtur katër sfida të tjera, ku më e rëndësishmja është zhvilluar në “Bay Arena” mes Bajer Leverkusenit dhe Bajern Mynihut.

Kampionët e Gjermanisë kanë fituar sërish, kësaj radhe me shifrat 4-2, madje duke përmbysur disavantazhin fillesar kur, për të zotët e shtëpisë shënoi në minutën e 10-të Alario. Vetëm 17 minuta zgjat epërsia e Bajerit, pasi Koman do të barazojë në të 27-ën, ndërsa në harkun e tre minutave, 42-45, Bajerni do të realizoje dhe dy herë të tjera me Goreckën dhe Gnabrin, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në epërsinë 3-1.

Levandovski do të vulosë pokerin në të 66-ën, ndërsa një minutë nga fundi Levrkuseni do të zbusë humbjen me rrjetën e Virtz, që vendos shifrat përfudimtare 4-2.

Në takimet e tjera, Ajntrahti i Frankfurtit është mposhtur në shtëpi 2-0 nga Manci, ndërsa janë mbyllur në barazim 2-2 Fortuna Dyseldorf me Hofenheimin dhe 1-1 Lajpcigu me Paderbonin e Gjasulës, që luante pa kapitenin e saj pasi shqiptari kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb