Një video e postuar në internet po bën xhiron e botës pasi mendohet se aty ka një aktivitet paranormal.

Video është e shpërndarë nga një përdoruese e “twitter-it” me emrin Jolyn, nga Teksasi i Amerikës. Në të dallohet një djalë i vogël i cili po shihet para pasqyrës.

Në një moment, reflektimi i tij në pasqyrë largohet para se djali ta kryejë këtë veprim. Ky detaj ka bërë që deri më tani për këtë video të jenë duke diskutuar rreth 180 mijë njerëz, ndërkohë që është parë nga 4 milionë persona.

Duke parë pamjet e mëposhtme gjithkush mund të gjykojë vetë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb