Barcelona është mjaftuar me 0-1 në Mallorca, në ndeshjen e La Liga. Katalanasit dominuan tërësisht në pjesën e parë dhe të dytë, duke ushtruar presion konstant ndaj Muriqit me shokë.

Në minutën e 20-të, i zakonshmi Lewandowski do çlironte trajnerin Xavi, pasi topi do shkonte në rrjetë. Edhe vendasit do kishin mundësitë e tyre dhe do “ngacmonin” Ter Stegen, por pa konkretizim.

Në pjesën e dytë, Barcelona do ultte ndjeshëm ritmin, për të marrë kështu këtë fitore me vlerë.Kampionati aktualisht kryesohet nga Lewa më shokë, ndërsa Mallorca ndihet komode në mesin e tabelës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: