BERAT

Një lis shekullor ka rënë në dalje të qytetit të Beratit,në Kombinat. Pema shekullore ka rënë papritur mbi trotuar dhe rrugën nacionale, kjo për shkak të tharjes së rrënjëve të saj.

Fatmirësisht në momentin e rrëzimit të pemës në trotuar nuk ka pasur kalimtarë në lëvizje,ndërkohë që një automjet ka shpëtuar mrekullisht pa u prekur gjatë rrëzimit të pemës në aksin nacional Berat-Lushnje.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe Repartit Zjarrëfikës,që po bëjnë të mundur prerjen e pemës dhe largimin e saj nga rruga.Edhe pse nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar në njerëz apo mjete të dëmtuara,rruga vijon të jetë prej rreth 1 ore e bllokuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb