TIRANË

Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin e njohur, Martin Camaj, pas akuzave të ngritura nga disa studiues se shkrimtari ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit në kohën e diktaturës komuniste.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili teksa publikon video-live nga Pallati i Brigadave, ku po hapet dosja e Camajt, thekson se hapja e dosjes nuk i ndryshon parametrat ekonomikë të vendit.

Mesazhi i Ramës:

TERRIN MES DY DRITAVE
S’E DURON YLLI QË SHKOQET?

Pallati Brigadave – Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për një prej figurave të shkëlqyera të botës shqiptare, Martin Camaj.

Hapja e dosjeve nuk i ndryshon (sot për sot) parametrat ekonomikë të vendit, por pa asnjë dyshim përbën një ndryshim themelor në raportin me të shkuarën, si një pjesë e patjetërsueshme e raportit me të ardhmen, e raportit të shoqërisë me vetveten, e raportit tonë me gjeneratat e tjera?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb