Liverpool përfiton në maksimum nga hapi fals i Man.City, thyen me rezultatin e thellë 6-0 Leeds dhe rihap me kohë të plotë garën për titull në Premier League, në një kohë kur diferenca me “qytetarët” e Pep Guardiola tashmë është vetëm 3 pikë. “Armata” e Jurgen Klopp ishte e kolauduar në perfeksion mbrëmjen e së mërkurës duke i marrë më të mirën yjeve të ekipet, Salah dhe Mane, autor të dy golave për kokë.

Sulmuesi egjiptian kaloi “The Reds” në avantazh që në minutën e 15-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 30-ën ishte Matip ai që dyfishojë shifrat. 5 minuta më pas, sërish nga pika e bardhë e penalltisë, Salah u tregua i saktë duke dërguar rezultatin në 3-0 brenda pjesës së parë. Historia nuk ndryshojë as në fraksionin e dytë me Salah që i la stafetën Mane që realizoi edhe dy herë të tjera. Për të mbyllur këtë ndeshje tenisi mendoi Van Dijk në minutën e 90-të.

Pas fitores në fundjave kundër Man.City, Tottenham krijojë iluzionin se ishin rikthyer por “gjelat” bien shumë shpejt, bien në mënyrën më të keq të mundshme duke u mposhtur në transfertë nga Burnley me rezultatin minimal 1-0, vendosi goli i Mee në minutën e 71-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb