Liverpool ka fituar 2-0 derbin me Everton, në takimin e Premier League. Pjesa e parë përfundoi pa gola, me rastet në të dyja skuadrat që ishin të shumta.

Goli për të kuqtë do vinte në minutën e 60-të. Salah kroson për Robertson, që me saktësi çon topin në rrjetë.

 

 

 

 

Ekipi i Klopp do mund të merrte frymë lirisht në minutën e 85-të. Divock Origi do dyfishonte shifrat, pak minuta pas aktivizimit të tij.

 

Liverpool është i dyti me 79 pikë, një më pak se Manchester City. Everton është në vendin e 18-të dhe synon mbijetesën, objektiv ky tejet i vështirë. Ky ishte takimi i fundit për sot në Premier League.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb