Liverpool vazhdon sezonin rekord dhe me fundin e vitit 2019 që po afron bëhet akoma më e qartë se askush nuk mund t’ia heqë nga duart titullin kampion Jurgen Klopp dhe skuadrës së tij. “Reds” konfirmuan supermacinë e tyre në Premier League, duke mundur në transfertë 4-0 Leicester, ndjekësi më i afërt në tabelën e renditjes. “Dhelprat” rezistuan për 30 minuta, por shpresat e tyre për të ndalur kryesuesit e kampionatit anglez u tronditën me golin e Firmino që vendosi epërsinë minimale të miqve në pjesën e parë.

Me rikthimin në fushë pas pushimit, Liverpool plotësoi “pokerin” e golave duke nisur nga minuta e 71-të. Milner dyfishoi shifrat nga pika e penalltisë, ndërsa më pas Firmino festoi rrjetën e dytë personale në këtë sfidë. Fitorja e të kuqve u vulos në të 78-ën, kur Alexander-Arnold shënoi edhe golin e katërt. Me këtë triumph, Liverpool thellon në 13 pikë diferencën në krye dhe shuan përfundimisht ëndrrën e Leicester për një tjetër suprizë të madhe.

Te fitorja është kthyer edhe Manchester United. Skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer iu desh të përmbyste si fillim epërsinë e shpejtë të Neëcastle, ndrësa më pas shënoi edhe tre herë të tjera për të imponuar shifrat 4-1 në rezultatin përfundimtar. Ky sukses kthen qetësinë te “Djajtë e Kuq”, që gjithashtu mund të shohin sërish nga zona Champions në tabelën e klasifikimit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb