Liverpool nuk e ka nisur mirë kampionatin anglez, pasi në Londër ndaj Fulham skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2.

Të besuarit e Silvas kaluan në avantazh me Mitrovic në minutën e 32-të, me sulmuesin serb që kordinohet mirë me kokë dhe mposht Alisson.

Bomberi i afruar tek të kuqtë në këtë merkato, Darwin Nunez, do futej në fushë në pjesën e dytë, për t’i dhënë frymë të re ekipit. Lojtari nga Uruguaji do shpërblente besimin e Klopp në minutën e 64-të, teksa me finte do vendoste ekuilibrat.

Fulham kthehet e gjitha në prapavijë dhe përpiqet që t’i shfrytzojë kundërsulmet. Një pakujdesi e Virgil Van Dijk në zonë do sillte penallti për ekipin pritës. Mitrovic godet bukur dhe çon topin pas shpinës së Alisson, i cili duhet të kënaqet vetëm me faktin që i kuptoi krahun.

Nunez do shfaqej sërish protagonist në fushën e lojës, por këtë herë jo me gol, por me assist. Assisti për Salah do ishte perfekt, me egjiptianin që vulos përfundimisht shifrat në 2-2.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: