Pasi u rikthyer në majën e europës, duke fituar Champions League, Liverpool është vënë me kohë të plotë pas objektivit titull në Premier League. Shifrat e ekipit të kuq këtë sezon janë mbresëlënëse, 9 fitore dhe vetëm 1 barazim në 10 javë.

Pengesa e radhës ishte Tottenham Hotspur, “gjelat” trembën jo pak teksa kaluan në avantazh që në minutën e 1-të, aksioni i parë, topi i parë i parë që i erdhi në zonë, H.Kane e dërgoi në rrjetë me një planzhon me kokë. Të besuarit e Kloop, spostuan londinezët në gjysmë fushën e tyre por goli i barazimit erdhi vetën në minutën e 52-të me Henderson. Përmbysja e madhe u kompletua në minutën e 75-të ku Momo Salah u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Falë këtij suksese, Liverpool ruan diferencën prej 6 pikësh me Man.City e vendit të dytë.

Rikthehet më në fund te fitorja edhe Man.United. “Djajtë e kuq” mposhtën në transfertë Norwich me rezultatin 3-1. Rashford dhe Matrial ishin protagonistët absolut të këtij takimi teksa të dy futbollistët shënuan nga një gol por humbën dhe nga një penallti për kokë. McTominay ishte autori tjetër i golit për ekipin e Solskjaer që aktualisht ndodhet në vendin e 7-të në kuotën e 13-të pikëve.

Nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 Arsenal. “Topçinjtë” shënuan dy gola të shpejtë brenda 9-të minutash por pa mundur të dalin me pikë të plota përballë Crystal Palace.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb