Janë luajtur shumica e takimeve të javës së 15-të, në Premier Ligën angleze. Liverpuli mori një fitore bindëse në transfertë, 1-5 ndaj Brajtonit.

Totenhemi u ndal përsëri, këtë radhë në një barazim 1-1 ndaj Uotfordit. Londinezët u ndëshkuan të parët, por arritën të barazonin, por vetëm kaq për skuadrën e Poçetinos.

Në ndeshjet e tjera, Lestër Siti fitoi 1-0 ndaj Bërnlit, ndërsa Stouk Siti fitoi me përmbysje, 2-1 ndaj Suonsit. Edhe Evertoni fitoi në shtëpi, 2-0 ndaj Hadërsfild. Uest Bromuiç dhe Kristal Palas e mbyllën pa gola takimin mes tyre. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: