Makineria perfekte e Jurgen Klopit është e pamëshirshme edhe në rastet kur duket se në pjesën e parë gjërat nuk i shkojnë ashtu siç duhet. Këtë e kuptoi më mirë nga të gjithë Sauthemptoni, që u shpartallua me një poker golash në 45 minutat e dyta.

çembërlein realizoi rrjetën e parë në të 47-ën ndërsa 13 mintua më pas kapiteni Henderson vuri qetësinë në “Anflied” me golin e dytë të takimit. Më pas është shou i Momo Salah, që me dygolëshin e tij e ktheu fitoren në festë. Tashmë Liverpuli ka 73 pikë, 22 më shumë sesa Siti i vendit të dytë, që ende nuk e ka luajtur përballjen e tij.

Fitore e madhe në transfertën e Uotfordit për Evertonin e Karlo Ançelotit. Skuadra tjetër e Liverpulit e pa veten në disavantazh të dy golave në minutën e 42-të, por në kohën shtesë të pjesës së parë realizoi dy herë me Minan duke vënë barazpeshën. Sërish gol në shtesë, kësaj radhe nga Uolkot dhe atëherë kur Uotfordi nuk kishte më shanse për të rikuperar sfidën.

Bournmauthi theu Aston Vilën me shifrat 2-1, Shefild Junajtid triumfoi në fushën e Kristal Palasit me rezultatin 1-0. Njukastëll dhe Noruiç u ndanë me rrjeta të paprekura ndërsa Uest Hem dhe Brajton regjistruan një barazim spektakolar 3-3.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb