Liverpuli nuk di të ndalet! Skuadra e Jurgen Klop po “asfalton” pa mëshirë të gjithë kundërshtarët që i dalin para dhe vijon të konfirmohet javë pas jave si pretendenti kryesor për titullin kampion.

Sot, “Reds”-at kanë thyer Bormauthin me rezultatin 3-0 në transfertë. Golat nga Çambërlein dhe Keita në pjesën e parë dhe Salah në të dytën për një trepikësh jo të vështirë, që e ngjisin Liverpulin në kuotën e 46 pikëve pas 16 ndeshjesh, me të kuqtë që kanë 15 fitore dhe një barazim.

Fiton edhe Totenhemi i Murinjos, që mposht 5-0 Bërnlejn. Herri Kejn ishte autori i dy golave, ndërsa Moura, Sisoko dhe Son shënuan të tjerët, por ai koreanit ishte thjesht i shkëlqyer.

Evertoni lë pas atë turpërim në derbi me Liverpulin dhe thyen Çelsin 3-1. Riçarlison dhe dygolëshi i Kalvert-Levin vulosën suksesin e bluve të Mersisajdit, ndërsa Kovaçiç shënoi golin e vetëm për ekipin e Lampard.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb