Transmetimi i drejtpërdrejtë nga Dhoma e Westminsterit u ndërpre për disa minuta pasi policia nxitoi për të ndihmuar një roje të gardës, të cilit i ra të fikët pranë arkivolit të Elizabeth. Dhjetëra mijëra britanikë dhe jo vetëm që prej ditës së djeshme presin për orë të tëra pafund në radhën e pelegrinazhit popullor të trupit të Mbretëreshës Elizabeth në Pallatin e Westminsterit, për të nderuar monarken që i kushtoi 7 dekada të jetës së saj fronit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ashtu siç është e natyrshme në kushtet e pritjeve të gjata, lodhja është e madhe, por edhe dëshira e njerëzve për t’i dhënë lamtumirën mbretëreshës së tyre. Lodhja, megjithatë, nuk është e pranishme vetëm te njerëzit, por padyshim edhe te rojet që qëndrojnë rreth e sipër platformës ku është vendosur prej ditës së djeshme arkivoli i Elizabeth. Këto roje i përkasin tre trupave të ndryshme ushtarake që shërbejnë si truproja dhe roje të pallatit të monarkut.

Daily Mail publikoi videon ku njërit prej rojeve i ka rënë të fikët mbrëmë dhe ka rënë me fytyrë përtokë në dyshemenë e gurtë të sallës së madhe ku mbahej dje arkivoli i monarkes. Pak çaste përpara se të rrëzohej në dysheme, gardisti dukej se nuk ishte në gjendje të ngrihej përsëri në këmbë dhe kishte zbritur për pak kohë nga platforma përpara se të kthehej në vendin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: