Liverpuli ka siguruar matematikisht titullin kampion shtatë javë përparra fundit të kampionatit dhe i gjithë qyteti është në festë për shkak se i dha fund “agjërimit” 30 vjeçar. Edhe lojtarët e Liverpulit kanë festuar në një nga klubet e qytetit. Lojtarët janë të gjithë në hare, ndërsa holandezi Van Dajk duhet në formë më të mirë se të tjerët.
Natyrisht që festa ka qenë e rezervuar vetëm për ekipin dhe stafin, ndonëse lojtarët do të kishin preferuar të ishin mes tifozëve. Por rreziku i korobavirusit është mjaft i madh dhe duhet ende kujdes.
(Balkanweb)