UELLS

Kombëtarja shqiptar e futbollit ndodhet në Uells dhe futbollistët kanë gjetur edhe kohë për relaks.

Në videon e publikuar nga FSHF, futbollistët duket se po bëjnë prova para ndeshjes duke kënduar himnin kombëtar buzë detit.

Si dirigjent ka improvizuar trajneri Edi Reja i cili drejtonte ritmin e futbollistëve. Më 5 qershor Shqipëria sfidon në miqësore Uellsin, kurse 3 ditë më pas udhëton në Çeki për një tjetër miqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb