Istanbulspor ia doli të mbijetojë në elitën turke, pas triumfit 4-0 ndaj Umraniyespor. Protagonistë absolut në këtë takim ishin dy lojtarë shqiptarë, të cilët zhvilluan një sfidë fantastike.

Jetmir Topalli hapi siparin e golave në minutën e 45-të, pas asistit të Eduard Rrocës. Në minutën e 61-të, do ishte Rroca që do realizonte, ndërsa asisti mbajti firmën e Topallit.

Istanbulspor AS mbylli sezonin në vendin e 15-të, me vetëm 41 pikë të grumbulluara. Skuadra e Fatih Tekke numëron 47 gola të shënuar dhe 63 të pësuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb