ANGLI-Në majë të një gratacele në Londër janë shfaqur 84 manekinë të cilët përfaqësojnë 84 meshkuj të cilët vrasin veten çdo javë në Mbretërinë e Bashkuar.

Instalacioni quhet Project84 dhe wshtw realizuar nga shoqata Calm Compaingn Against Living Miserably, falë artististit Mark Jenkins, për të sensibilizuar publikun për epideminë e heshtur që shkakton këtë katastrofë tek meshkujt nën 45 vjeç.

‘Donim të tregonim qartësisht për këtë problem’ tha themeluesi i shoqatës Simon Gunning. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar polemikat për fushatën, ku shumë e quajnë atë një fushatë me stres dhe ankth.

84 meshkuj vrasin veten në Mbretërinë e bashkuar çdo javë dhe pjesa më e madhe nën 45 vjeç.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: