ANGLI-Policia londineze ka shpërndarë pamjet e një burri që po bënte vrap në Putney Bridge dhe ka shtyrë një grua, duke e bërë të rrëzohet nga trotuari, pikërisht në momentin kur aty po kalonte një autobus.

Tragjedia është evituar mrekullisht falë reflekseve të drejtuesit të mjetit, i cili ka arritur të shpëtojë gruan në momentin e fundit.

Policia në postimin e videos kërkon nga të gjithë qytetarët çdo lloj informacioni për burrin, për të cilin akoma nuk ka asnjë gjurmë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: