Vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, ka arritur më në fund të bashkohet me familjen e tij, pas pesë vitesh qëndrimi në kampin e ferrit “Al Hol”, në Siri. Menjëherë pas takimit me motrat dhe babanë e tij, 11-vjeçari ka kërkuar të takohet me gjyshin e tij.
“Më ço te gjyshi”, kanë qenë fjalët e Alvinit, sapo ka takuar të atin, Afrim Berisha. Ky i fundit ka publikuar një video në faqen e tij të “Facebook”, ku tregon edhe momentin e takimit të vogëlushit me gjyshin e tij.
Takimi i Alvinit me gjyshin është mjaft emocionues, pasi vogëlushi kishte pesë vite larg familjarëve, teksa ishte rrëmbyer nga e ëma dhe ishte dërguar në Siri, ku po mësohej si të luftonte përkrah ISIS.
(BalkanWeb)