Lojtarët e kombëtares angleze kanë gjetur disa momente relaksi përpara ndeshjes së fundit të grupeve për Botërorin Katar 2022 përballë Uellsit.

Pavarësisht se nuk e kanë siguruar ende kualifikimin, “Tre Luanët” morën një fundjavë “pushim” nga Botërori për të shijuar rrezet e diellit në bregdetin e Katarit. Mediat e huaja kanë publikuar video të lojtarëve anglezë duke u larë në det.

Me sa duket tekniku Garet Sauthgejt kujdeset shumë për psikologjinë e lojtarëve të tij, duke i lejuar të pushojnë siç duhet në plazh, për të amortizuar presionin përpara ndeshjes së fundit për fazën e grupeve.

Nesër në mbrëmje, Anglia do të përballet me Uellsin, ku një fitore do t’i rendiste ata në krye të grupit B. Ata do të ndeshen me të dytët e Grupit A, Holandën, Ekuadorin ose Senegalin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb