Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, ka akuzuar se përfituesit e milionave euro nga inceneratorët, nuk janë më të kënaqur dhe kërkojnë më shumë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai hodhi dritë mbi faktin se prej muajsh
punonjësit e inceneratorit të Fieri, nuk kanë marrë pagesat e tyre, pavarësisht se janë paraqitur çdo ditë në punë.

“Vjedhja e shekullit, 430 milion € të incineratorëve nuk ju mjaftojnë bandës së hajdutevë në pushtet!
Ata fusin duart edhe te xhepat e punonjësve të incineratorit të Fierit!
Kanë që nga janari i këtij viti, pra 4 muaj pa marr pagën e tyre, megjithëse venë në punë çdo ditë!
Dhe çdo ditë i gënjejne paturpësisht!

Ndiqni videon dhe prononcimet e punonjësve, meqënëse nga foltoria e Parlamentit e bënë të pa mundur trasmentimin e saj!”, ka shkruar ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb