Një gjest solidariteti është bërë këtë mbrëmje në portet shqiptare me detarët, që janë në luftë me koronavirusin.

Në orën 19:30, të gjitha anijet e akustuara në portet shqiptare dhe në radat e porteve kanë ndezur sirenat dhe iu kanë rënë për 3 minuta, në shenjë solidariteti me detarët.

Kjo ishte një iniciativë e Sekretarit të Përgjithshëm të IMO (Organizatës Botërore të Detarisë), së cilës iu bashkua edhe Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Administrata Detare Shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb