RUMANI- Banorët e qytetit turistik të Sibiut në Rumani sot u ndeshën me një vizitor të paftuar.

Sipas mediave vendase, një ari i murrmë u pa duke ecur mbi çatitë e shtëpive në qendër të qytetit, ndërsa banorët u detyruan që të thërrisnin policinë.[fbvideo link=”https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10154517625744536/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Ndonëse për disa orë ata tentuan të kapnin kafshën, policët u detyruan më pas ta vrisnin ariun. Mësohet se mes 5000 dhe 6000 arinj të murrmë vlerësohet se jetojnë në Rumani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: