Prej të enjtes në Kiev, kryeqytetin ukrainas ku do të luhet finalja e “Champions League”, kanë mbërritur tifozët e Liverpool dhe ata të Real Madrid.

“Interfax Ucraina” dhe “Marca” shkruajnë se mbërritja e mbështetësve anglez është pikasur nga një grup rusësh, të cilët i kanë sulmuar në një restorant. Kanë fluturuar tavolina dhe karrige duke lënduar disa nga miqtë. Dy rusë dhe një tifoz i Liverpool kanë përfunduar në pranga.

Kjo ngjarje paralajmëron të tjera, ndoshta jo në “Champions”, por në Botërorin që do zhvillohet pas 3 javësh në Rusi. Fedearata dhe autoritet angleze kanë paralajmëruar tifozët që të kenë shumë kujdes pasi huliganët rusë preson t’i sulmojnë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb