Duken pamjet e një lufte urbane, por në të vërtetë bëhet fjalë për një përplasje mes dy tifozerive në Francë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur përpara ndeshjes së League 1 mes Lyon dhe St. Etienne. Pavarësisht se tifozët miq kishin të ndaluar të ndiqnin këtë transfertë, qindra prej tyre udhëtuan drejt Lyon.

Si pasojë e rivalitetit të theksuar mes grupimeve ultras të dy tifozerive, përplasja e tyre ishte e fortë. Autoritetet franceze bëjnë të ditur se shtatë persona janë plagosur, por pa rrezik për jetën.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: