Komisioni i Disiplinës në FSHF, pak orë më parë mori vendimin për të dënuar ekipin e Luftëtarit me një takim pa praninë e tifozëve, ndeshje që në rast se kampionati nuk do të shtyret, luhet me datë 22 në Gjirokastër kundër Partizanit.

Me të dëgjuar këtë vendim të FSHF-së, ekipi gjirokastrit ka reaguar menjëherë në faqen e tyre në internet. Sikundër çdo ekipi tjetër deri më tani, Luftëtari e pranon dënimin e marrë për episodet e shfaqura në ndeshjen e javës së 18-të ndaj Kukësit, dhe shton se do të vërë në dispozicion të policisë pamje filmike dhe fotografi për të identifikuar personat që hodhën shishe uji fushë.

Po ashtu klubi gjirokastrit zotohet t’ua ndalojë hyrjen në stadium për një vit tifozëve në fjalë.

Postimi shoqërohet me dy foto nga tribuna prej së cilës u hodhën shishet plastike në ndeshjen me Kukësin.
Luftetari-tifozet-2-490x572Luftetari-tifozet-1-490x502
“ME PARTIZANIN PA TIFOZË. NISUR NGA KJO, KLUBI KA VENDOSUR TË MARRË MASA.
Individë të caktuar, me ose pa qëllim kanë shkaktuar akte dhune në stadiumin ‘Gjirokastra’, duke goditur me shishe plastike uji në drejtim të fushës. Kjo dëmton në mënyrë të përsëritur klubin dhe mbi të gjitha pjesën e shëndoshë të tifozërisë.
Komisioni i Disiplinës, si një organ juridik ka marrë vendimin e duhur nisur nga faktet që i janë vënë në dispozicion nga zyrtarët e ndeshjes (për këtë do ketë një reagim tjetër). Klubi Luftetari, pasi ka paralajmëruar disa herë, do të vendosë në dispozicion të policisë pamjet filmike dhe fotografi për identifikimin e personave që kanë goditur. Klubi nga ana e tij ndalon hyrjen në stadium për një vit si dhe do të ketë një denoncim pas identifikimit të tyre. Gjirokastra e do futbollin dhe askush s’mund t’ia privojë këtë spektakël me veprime primitive EDHE NË RASTET KUR PROVOKOHEMI ME NJË PENALLTI TË PADHËNË!
5874yf54h54

rt54w6
Ashtu siç deklaroi edhe më lart, Luftëtari është ndalur gjatë edhe në episodin e ndeshjes së 22 dhjetorit kundër Kukësit, që u bë shkaktar I dënimit të fushës në takimin me Partizanin.

Me dy postime në “Facebook”, klubi gjirokastrit sqaron me pamje filmike çastin kur, sipas tyre, tifozët u provokuan nga një lojtar kundërshtar i cili nga bankina hodhi një shishe uji ndaj tyre.

Duke e pranuar vendimin e Komisionit të Disiplinës si të drejtë e të merituar, bluzinjtë pretendojnë që organi i FSHF-së duhet ta kishte trajtuar në tërësi episodin në fjalë.
Reagimet e plota:

“LUFTËTARI NUK DO TË ZGJIDHË ASGJË ME DHUNË, SEPSE ASNJËHRË DHUNA NUK ËSHTË ZGJIDHJE, POR NJË PROBLEM MË SHUMË. Falënderojmë të gjithë mbështetësit tanë, tifozët dhe sportdashësit, atë pjesë që ka ruajtur qetësinë pasi në ndeshjen që jemi dënuar ka pasur PROVOKIME TË RËNDA dhe këtu nuk bëhet fjalë për ATË PENALLTI PROVOKUESE, POR EDHE PËR NJË VRPRIM TË ULËT TË NJË PJESËTARI TË EKIPIT KUNDËRSHTAR QË ËSHTË BËRË NISMËTAR I GJITHË DHUNËS”.

“RASTI I RRALLË / LOJTARI GODET TIFOZËT ME BIDON NË KOKE. DËNIMI ISHTE I DREJTË, POR KOMISIONIT TË DISIPLINËS DUHET T’I VIHEN NË DISPOZICION TË GJITHA NGJARJET E NDODHURA NË NDESHJE. PËR NE NUK ËSHTË E RËNDËSISHME PSE NUK U MOR MASË DISIPLINORE NDAJ KËTIJ PERSONI, POR ANA MORALE. TIFOZËT TANË NUK JANË AI RASTI BANAL QË SHIKOHET SHPESH, ATA JANË PROVOKUAR. JANE PROVOKUAR RËNDË DHE NUK KANË REAGUAR PËRVEÇ DY RASTEVE SPORADIKE, PRANDAJ DUHEN MARRË SHEMBULL!! IMAGJINONI TË NDODHTE NË NJE STADIUM TJETËR !!!!!!!!!!!!!!?????”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb