Në përmbysjen e madhe të Barcelonës ndaj PSG, nuk duhet harruar pa u përmendur trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i cili e parashikoi në konferencën për shtyp para ndeshjes diçka të tillë teksa tha: “Nëse ata na shënuan 4, ne mund t’u shënojmë 6!”. Dhe me të drejtë Luis Enrique e ka festuar si i “çmendur” golin e gjashtë të Barcelonës. Katalanasit shënuan golin e gjashtë dhe të kualifikimit në sekondat e fundit, kur po luhej minuta e 5-të shtesë me anë të mesfushorit Sergi Roberto, dhe ky gol ekzaltoi në maksimum trajnerin Luis Enrique.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: