Loja siameze ku Olta dhe Luizi qendruan së bashku të veshur në një bluzë, e të vepronin si një njeri i vetëm, ka shkaktuar shumë reagime pozitive në rrjet. Madje një mesazh i nënës së Luizit për të birin që u lexua nga vetë këngëtari në shtëpinë e BBV, fliste për këtë “çift”.

Por pas përfundimit të kësaj loje, ata të dy i janë rikthyer “armiqësisë” dhe debateve mes tyre. Në një debat në oborr, Luizi është shprehur qartë se ata të dy kanë pasur urdhër të prerë për të mos e hequr bluzën dhe të vijonin lojën.

Luizi theksoi se po të mos ishte për këtë urdhër do e kishte hequr me kohë këtë bluzë.

Nga ana tjetër Olta për disa herë me radhë u përpoq me anë të mimikave t’i kërkonte ta ndërpriste këtë muhabet duke thënë se nuk është diçka që mund të diskutohet jashtë dhomës së rrëfimit.

https://www.tiktok.com/@shqipet_london11/video/7210157707888758021?embed_source=121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=www.panorama.com.al%2Fvideo-kush-e-dha-urdhrin-e-prere-per-olten-dhe-luizin-kengetari-ti-dhe-une-nuk-kishim-bthe-ta-hiqnim-bluzen-hi-syve-njerezve%2F&referer_video_id=7210157707888758021

“Kur kam qenë unë në pikën më të dobët më ke futur këmbën në fyt me më zhytur më poshtë. Bashkë me Amosin dhe Dean. Këto filmat, hi syve mund tí hedhësh njerëzve publikun se unë e du e unë ashtu. Si unë si ti nuk kishim b*thë me hequr bluzën se na erdhi kush na erdhi dhe na dha urdhër të prerë që nuk hiqet bluza. Unë e kisha hequr në sekonda atë bluzë se nuk të duroj afër si nuk më duron edhe ti. Kiara flet me zemër, unë flas me tru”, tha Luizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: