TIRANE

Luiz Ejlli ka shprehur sërish frikën se mund të largohet gjatë spektaklit të sotëm nga shtëpia e “BBVIP”.

Gjatë një bisede me Tanin, këngëtari u shpreh se mund të vij një zarf i zi për shkak të debatit që pati me ish-banoren e shtëpisë Eva Alikajn.

Kujtojmë se kjo e fundit u përjashtua nga Vëllai i Madh dy ditë më parë, pasi ofendoi Krist Aliajn si dhe iu kthye Luizit duke i thënë “ta çaj kafkën”

Pjesë nga biseda:

Luizi: Më ka kapur një siklet

Tani: Për ça?

Luizi: Se mund të iki të shtunën

Tani: Kush?

Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën

Tani: Seriozisht e ke?

Luizi: Për Zotin po

Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.

Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën para.

Tani: Nuk ka shanse

Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër

Tani: Nuk ka shanse

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: