Që në momentin kur transferimi i tij, entuziazmi i tifozëve të Interit kapi kulmin. Pritshmëri që duket se janë shpërblyer shpejt nga Romelu Lukaku. Sulmuesi belg shkëlqeu në miqësoren, që Inter fitoi 8-0 kundër Virtus Bergamo.

Lukaku luajti titullar dhe shënoi katër gola për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte. Ky I fundit kërkoi me ngulm futbollistin 26-vjeçar në merkaton e verës dhe Inter shpenzoi më shumë se 65 milion euro për të marrë shërbimet e tij. Lukaku pritet të jetë sulmuesi kryesor në repartin ofensiv të skuadrës zikaltër.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb