Përbërësit

1 lulelakër mesatare
3-4 karota
200 gr fileto gjel deti
1 qepë
1 kuti krem djathi
Kripë
Piper të zi

Përgatitja

Skuqim qepën e prerë në kubikë dhe shtojmë fileton e gjelit të detit të prerë imët. Lulelakrën e pjekim pak në furrë bashkë me karotat. Pasi është skuqur mishi shtojmë kripë, piper dhe kremin e djathit. E hollojmë me gjysëm gote ujë dhe ia shtojmë tavës. Nga lart grijmë djathë grana padano ose shtojmë mocarela.

E pjekim në furrë për 20-30 minuta në 200 gradë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: