Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë një video në “Facebook”, ku paraqitet një zonja nga Elbasani teksa gatuan ushqimin tradicional të zonës, bugacen.

Basha shprehet se elbasanllinjtë e gatuajnë gjithmonë këtë ushqim të vecantë, ndërsa shton se qeveria me në krye Edi Ramën vazhdon t’ja marrë frymën biznesit.

“Jam këtu me Moza Haxhihasanin. Bën bugacen më të mirë në Elbasan. Sot kam ardhur ta blej vetë bugacen këtu. Bugacja ëhstë specialiteti i Elbasanit dhe kroasanti i Shqipërisë. Ky ushqim ka gjalp me shumicë. Të keqen e kemi diku tjetër më duket, më të keqe se yndyrën, kemi atë që na rrit taksat e nuk po le biznesin me marr frymë.

Bugacja pra është një specialitet tipik i Elbasanit, shumë i lashtë. Kështu është mëngjesi i elbasanllinjve. Kur kam qenë kandidat për deputet në Elbasan dhe më vonë deputet në këtë qark, kam blerë dhe konsumuar shumë bugace. Është ushqim mëngjezoreje”, deklroi Basha.

Basha: Realisht gatuhet në orët e para të mëngjesit dhe është mëngjesi tipik i elbasanllinjve.

Vitet që punoja në Kosovë, kur nuk ishte rruga e kombit sigurisht, një nga rrugët më të mira për të ardhur në Tiranë ishte përmes Shkupit dhe natyrisht që mëngjesi na gjente në Elbasan.

Basha: Ju përshëndes edhe një herë nga Elbasani dhe ju uroj një ditë të mbarë dhe një javë të mbarë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb