Një bisedë “sekrete” mes Presidentit amerikan, Joe Biden, dhe atij frances, Emmanuel Macron, nuk i ka shpëtuar dot kamerave.

Në videon, që po bën jo pak bujë, shfaqet Prsidenti Macron, i cili i afrohet Biden dhe i pëshpërit në vesh ca fjalë, edhe pse këshilltari i Biden për Sigurinë Kombëtare, Jake Sulivan, i paralajmëroi dy liderët për gazetarët, por ishte shumë vonë, pasi fjalët e Macron ishin dëgjuar.

Biden dhe Macron po flisnin për krizën e naftës, ndërsa ishin vetëm disa metra larg gazetarëve. Kur këshilltari i Biden pa gazetarët duke filmuar në atë moment, e ndërpreu menjëherë Macronin dhe i tha: Kujdes, kamerat po regjistrojnë. Ndoshta duhet të vazhdoni brenda.

Edhe pse liderët e ndërprenë fjalimin e tyre, disa nga fjalët e Macron ishin dëgjuar.

Sipas New York Post, lideri francez iu referua një takimi që pati me liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

“Unë fola në telefon me të. Ai më tha dy gjëra. E para është kapaciteti maksimal i prodhimit dhe e dyta çmimi. Sauditët mund ta rrisin çmimin pak më shumë, por ata nuk kanë kapacitet, të paktën për një periudhë gjashtë mujore nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.”

Këto ishin fjalët e Macron që u dëgjuan dhe nga gazetarët.

Lajmi i dhënë nga Macron u interpretua si “lajm i keq” në shtypin amerikan. Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite muajin e ardhshëm, presidenti Biden pritej të takohej me zyrtarë arabë dhe të merrte hapa për të ndihmuar në zbutjen e rritjes së çmimit të naftës që lidhet me pushtimin e Ukrainës.

Rritja e çmimeve të naftës në SHBA po kontribuon në inflacionin më të keq që nga viti 1981, ndërsa ul votën e besimit të Presidentit Joe Biden.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb