Madonna ka uruar Britney Spearsin për ditëlindjen e saj të 36-të me një video të publikuar në Instagram.

Britney të shtunën mbrëma (2 dhjetor) ka festuar ditëlindjen ndërsa atë nuk e ka harruar mbretëresha e muzikës pop.

59-vjeçarja ka publikuar një video në të cilën këndon hitin e Britneyt, “Toxic”.

Këtë interpretim ajo e ka bërë në ditën e luftës kundër AIDS-it, mirëpo ka uruar edhe kolegen e saj.

Në ngritjen e Spears si këngëtare e suksesshme, Madonna është përmendur si një nga ikonat e preferuara të saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb