Red Star Football Club është totalisht kundër fanelave të treta. Klubi historik parizien, i themeluar në vitin 1897, aktualisht luan në kategorinë e tretë franceze, por është shprehur tërësisht kundër modës për të nxjerrë në treg fanelat e treta, që janë shumë ndryshe nga ato klasike për çështje marketingu.

Për tifozët e tij, ka nisur një iniciativë: në vend që të vijnë me fanellë, ata duhet të paraqiten në stadium të zhveshur nga mesi e lart dhe me logon e klubit, një yll të kuq të bërë tatuazh në zemër, tatuazh të cilin tifozët do të mund ta bëjnë për vetëm gjysmë euroje. Më poshtë video:

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb