(Recete nga znj Katerina)
Përbërësit

300 gr makarona
1-2 karrota
1-2 kunguj
1-2 domate
2 speca
1 qepë
1 thelpi hudhër
2-3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Miks baharnash
1 litër lëng perimesh ose mishi

Përgatitja

Të gjitha perimet i presim në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një tenxhere ku shtojmë baharnat, makaronat dhe lëngun e ngrohtë të mishit ose perimeve. I përziejmë dhe i lemë të ziejnë për rreth 20-25 minuta. Më pas i servirim me djathë kaçkavall dhe majdanoz të freskët.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb